Do të më kërkoni…

Home | Do të më kërkoni…

Walking

Do të më kërkoni…

“Do të më kërkoni dhe do të vini të më luteni, dhe unë do t`ju kënaq. Do të më kërkoni dhe do të më gjeni, sepse do të më kërkoni me gjithë zemrën tuaj.” Bibla, Jeremia 29:12-13

Je duke menduar shpesh se ku është Zoti? Çfarë bën Ai ndërkohë që ka shumë vuajtje dhe padrejtësi në këtë botë? Çdo njeri e ka bërë këtë pyetje, por jo të gjithë kanë pasur mundësi të gjejnë përgjigjen e saktë. Bibla, që është Fjala e Zotit, na tregon për përgjigjet e çdo pyetjeje. Ai premton se nëse dikush e kërkon dhe I lutet, do të kënaqet. Pse do të kënaqet? Sepse Zoti është I dashur dhe dëshiron më të mirën për çdo njeri. Ne si njerëz jemi krijesa me vullnet të lirë, ne zgjedhim se çfarë të bëjmë, flasim, apo veprojmë. Perëndia pret nga ne që ta kërkojmë me vërtetësi dhe jo thjesht duke bërë disa rituale fetare. Zotin nuk e kënaqin veprimet fetare, por zemra e atij njeriu që vërtet e kërkon Atë me besim. Shumë janë ata që thonë se e kërkojnë Zotin, por a po e kërkojnë Atë me gjithë zemrën e tyre? Nëse po, me siguri që do ta gjejnë Atë. Zoti e ka bërë pjesën e Tij, tani është rradhë jonë ti përgjigjemi duke I besuar me gjithë zemrën tonë.

Flisni me ne

  • This field is for validation purposes and should be left unchanged.