Krijesë

Home | Krijesë

god-created-man

Krijesë

“Kush mund të përshkruajë bëmat e Zotit ose të shpallë tërë lavdinë e tij?” Bibla, Psalm 106:2

Gjithçka që shohim dhe që nuk shohim është e krijuar nga Zoti. Mendoni pak se sa zgjuarsi dhe fuqi ka Krijuesi Ynë. Ai nuk mund të krahasohet me asgjë dhe me asnjë, sepse është i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm. Megjithatë, Ai ka një dashuri të jashtëzakonshme për ne. Njeriu u bë në imazhin e Zotit, kur asnjë tjetër krijesë e Tij nuk u bë e tillë. Kjo tregon se Zoti ka një qëllim të veçantë për njeriun, prandaj ne duhet të dijmë se Zoti dëshiron të ketë një marrëdhënie të vazhdueshme dhe të qëndrueshme me ne.

Mrekullitë e Tij nuk mund të shpjegohen dhe nuk mund të kuptohen plotësisht, sepse janë të jashtëzakonshme. Nëse do të lexonim Biblën nga fillimi në fund, do të shikonim mrekulli dhe bëma të shumta të Zotit. Çdo gjë është e mundur! Besoji Jezusit dhe Fjalës së Tij dhe do të shohësh që Zoti të do dhe ka plane të mira për jetën tënde.

Flisni me ne

  • This field is for validation purposes and should be left unchanged.