Çlodhje

Home | Çlodhje

clodhje2

Çlodhje

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t`ju jap çlodhje.” Bibla, Mateu 11.28

Kjo është ftesa e mrekullueshme e Jezus Krishtit për të gjithë njerëzit. Ejani! Një fjalë që shumë njerëz nuk e dëgjojnë nga askush, por në vend të saj dëgjojnë “ikni, largohuni”!

Ne na ndodh gjithashtu që të lodhemi dhe të rëndohemi për shkak të problemeve apo vështirësive të ndryshme që mund të na dalin në jetë. Por lajmi i mirë është se Jezusi na fton të shkojmë tek Ai dhe të marrim çlodhje. Drejtohu sot tek Jezusi me një lutje nga zemra dhe fol me Të për gjërat që të shqetësojnë dhe Ai do të sjellë zgjidhjen.

Flisni me ne

  • This field is for validation purposes and should be left unchanged.